English
   
|
 
 
  Individe
  Biznesi i vogel
  Korporata
 
  Llogarisni interesin
  Punėsim
  Tė reja
  Qendra e Klientit
  Informacion
 
   
 
   
 
 
 
25 Nėntor 2009 -Emporiki Bank, 10 vjet suksesi nė Shqipėri
 

 

Emporiki Bank, 10 vjet suksesi nė Shqipėri.


 Banka Emporiki festoi nė datėn 25 nėntor 2009 nė njė ceremoni tė veēantė nė ambjentet e Galerisė Kombėtare tė Arteve, 10 vjetorin e aktivitetit tė saj nė tregun bankar shqiptar.
 
Pėr tė celebruar 10 vjetorin e Bankės Emporiki nė Shqipėri, ishte i pranishėm kryeministri i vendit z. Sali Berisha, ministra tė kabinetit qeveritar, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė z. Ardian Fullani si dhe pėrfaqsues tė trupit diplomatik nė Tiranė. Gjithashtu kėtė aktivitet e nderoi dhe prania e  z. Alain Strub, Drejtor Ekzekutiv i Emporiki Bank-Greqi; z. Bruno-Marie Charrier Zv/Drejtor Ekzekutiv i Emporiki Bank Greqi; si dhe pėrfaqsues tė tjerė tė insatncave drejtuese tė bankės mėmė.
 Tė pranishmit patėn mundėsi tė shohin nėpėrmjet njė minidokumentari shkallėt qė ka ngjitur banka qė prej fillimit tė saj e deri nė inauguriminin e tre degėve mė tė reja gjatė vitit 2009 nė: Shkodėr, Lushnjė dhe Kavajė.
 Gjatė fjalės sė tij kryeministri Berisha u shpreh se historia e Bankės Emporiki nė Shqipėri ėshtė njė histori suksesi, pasi ajo pėr njė hark kohor tė shkurtėr ia ka dalė tė fitojė dhe gėzojė reputacionin mė tė mirė qė meriton. Gjithashtu ai theksoi se bankat nė Shqipėri dhe ekonomia shqiptare ndjeu stuhinė e krizės botėrore por ato u mbajtėn mė mirė se nė tė gjitha vendet e tjera. Dhe kjo, jo pėr shkak tė njė ekonomie centarliste, por falė njė ekonomie tė vėrtetė tė bazuar nė parimet e shėndosha tė tregut.
 Kurse guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė z. Ardian Fullani tha se konsolidimi i tregut bankar shqiptar, i cili kaloi pa pasoja krizėn financiare ėshtė rezultat i politikave tė Bankės sė Shqipėrisė  qė kanė si qėllim ruajtjen e stabilitetit ekonomik. Gjithashtu nė kuadėr tė 10 vjetorit tė Emporiki nė Shqipėri guvernatori vlerėsoi si njė hap tė rendėsishėm bashkimin e Grupit Emporiki me grupin francez Crédit Agricole.
 Drejtuesit e Bankėn Emporiki-Shqipėri patėn mundėsi tė merrnin urime gjithashtu nga tė gjithė klientėt dhe bashkėpuntorėt mė tė mirė qė kanė dhėnė kontribut nė ecurinė e saj pozitive gjatė kėtyre 10 viteve.
 Por vlen tė theksohet se aktiviteti i Bankės ka ardhur duke u fuqizuar sidomos pasi ajo u bė pjesė e Crédit Agricole Group, i cili zotėron 82 pėrqind tė kapitalit tė saj, duke e bėrė kėtė institucion financiar bankėn e vetme tė madhe nė Greqi tė integruar plotėsisht nė njė grup ndėrkombėtar. Crédit Agricole Group renditet e para nė Evropė pėr sa i pėrket aktivitetit tė retail, dhe numri njė nė Francė, me 28 pėrqind tė tregut konsumator. Me mė shumė se 160 mijė punonjės nė 70 shtete Crédit Agricole pėrfshin gjithė spektrin e aktiviteteve financiare.
 Duke qenė pjesė e kėtij grupi tė qendrueshėm dhe tė fuqishėm, strategjia e re e Bankės Emporiki synon tė pėrforcojė prezencėn e saj nė komunitetin shqiptar tė biznesit, duke e parė Shqipėrinė si njė vend me prespektivė premtuese dhe zhvillim ekonomik pozitiv.
  

 
 
6 maji tradicionalisht nė qytetin e Shkodrės njihet si Festa e Luleve. Ndėr aktivitetet e shumta tė organizuara nga bashkia e qytetit gjatė kėsaj dite ishte dhe “Panairi i Artizanatit”, i organziua ...
More >>
VALUTA BLIHET SHITET
EUR  135.24  139.36
USD  105.49  108.71
GBP  161.07  169.33
CHF  103.21  108.51
CAD  5  5
Data: 02/09/2010
Credit Agricole  |  Emporiki Bank
  Te gjitha te drejtat e rezervuara. Emporiki Bank.        Konfidencialiteti | Kushtet e perdorimit | Na kontaktoni